Shpërthim në fabrikën e shpendëve/ Gjashtë të vdekur, dhjetë të tjerë të plagosur në SHBA

Shpërthim në fabrikën e shpendëve/ Gjashtë të vdekur, dhjetë të tjerë të plagosur në SHBA

23:01, 28/01/2021

Si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë shpendësh në Gainesville, Georgia, gjashtë njerëz kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Sistemit Shëndetësor të Georgia, ndërsa njoftoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, pak pas orës 10:00 të mëngjesit.

Është raportuar se të paktën dhjetë persona të tjerë janë dërguar të plagosur në spital, mes tyre edhe pesë zjarrfikës. Tre nga të plagosurit po trajtohen në gjendje kritike.

Shumë ambiente pranë fabrikës janë mbyllur, përfshirë një shkollë fillore. Sipas zyrtarëve të Qarkut Hall ende nuk dihet se si gazi ka mundur të rrjedhë duke pasur këtë shpërthim të madh, por hetimet janë duke vijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco