U kapën duke kryer marrëdhënie intime, homoseksualët fshikullohen nga 77 herë në Indonezi

U kapën duke kryer marrëdhënie intime, homoseksualët fshikullohen nga 77 herë në Indonezi

23:47, 28/01/2021

Dy homoseksual lusnin për mëshirë derisa u fshikulluan për plotë 77 herë për person në Indonezi, vend ky që funksionon nën ligjin e Sheriatit.

Dhjetëra qytetarë ishin dëshmitarë kur të rinjtë e moshës 27 dhe 29, duronin dhimbje të mëdha dhe lusnin për mëshirë, kur pesë persona të veshur me rroba të veçanta dhe me fytyrë të mbuluara i godisnin.

Dyshja u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar, pasi fqinjët i raportuan për aktivitete të dyshimta dhe policia u fut brenda dhomës së marrë me qira, duke i zënë gjatë aktit seksual, ka bërë të ditur Heru Triwijanarko, shef i policisë.

Megjithatë gjatë fshikullimit, ata janë lejuar të pinë ujë dhe të pushojnë për pak sekonda. Secili prej tyre është goditur nga 77 herë dhe raportohet se më herët kanë vuajtur dënimin prej tre muajve burgim.

E katër tjerë në po të njëjtën ditë janë fshikulluar nga 40 herë për konsum të alkoolit apo takime me persona të gjinisë së kundërt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco