Policia holandeze godet me top uji vajzën, përplaset me kokë për muri dhe mbulohet në gjak

Policia holandeze godet me top uji vajzën, përplaset me kokë për muri dhe mbulohet në gjak

23:12, 28/01/2021

Një vajzë është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale (15 qepje) në kokë, kur policia holandeze gjatë protestave që tash e disa ditë po zhvillohen si shenjë revolte kundër masave anti-COVID-19, e goditi me top uji – e nga presioni i madh u përplas me kokë në beton.

Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar në rrugët e qytetit të Eindhovenit, ku shfaq momentin kur Denisa Stastna me tërë forcën goditet me top uji dhe përplas kokën në një muri betoni.

Vajza me nacionalitet çek, përfundoi në tokë e mbuluar në gjak dhe më pas është dërguar në spital për qepje në pjesë të ndryshme të kokës. Ajo dhe i dashur i saj që ishin pjesë e protestës, mezi kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Por partneri i saj Michael Piksel këmbëngul se dyshja kurrë nuk kishin dalë jashtë për të përkrahur dhunën. Ai madje thotë se më shumë po i dhemb që nga autoritetet po cilësohet si huligan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco