Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 887 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit atje janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 45,906 persona që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 75,454 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 1,350 njerëz.
© SYRI.net