John Kerry: Samiti i Mbretërisë së Bashkuar për klimën është 'shansi i fundit më i mirë' në botë

John Kerry: Samiti i Mbretërisë së Bashkuar për klimën është 'shansi i fundit më i mirë' në botë

13:56, 28/01/2021

Në një intervistë për BBC, i dërguari i posacëm për klimën, John Kerry tha se samiti i OKB për klimën, i cili do të mbahet në nëntor në Britaninë e Madhe, është shansi i fundit i mirë, për të shmangur pasojat fatale ambjentaliste për globin.

"Tre vjet më parë, na u tha që kemi 12 vjet për të shmangur ato pasoja. Tre nga ato vite u humbën sepse kishim Donald Trump, i cili nuk besonte në asnjë prej tyre. Dhe tani na kanë mbetur nëntë vjet për t'u përpjekur të bëjmë atë që na thotë shkenca se duhet të bëjmë ".

Sipas Kerrit, rikthimi i Shteteve të Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit është një hap i rëndësishëm, por i cili nuk do të mjaftojë në një kohë kur 90 përqind e emetimeve globale vijnë nga jashtë kufijve amerikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco