Polonia përfshihet nga protesta kundër ndalimit të abortit

Polonia përfshihet nga protesta kundër ndalimit të abortit

10:50, 28/01/2021

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese polake dhe hyrja në fuqi e ndalimit të abortit është pritur me protesta në Poloni. Sipas interpretimit të kushtetutës, gratë polake nuk lejohen të dështojnë fetuset pavarësisht defekteve që mund të kenë.

Në Poloni janë rindezur protestat pasi u vendos ndalimi i plotë të aborteve.

Me hyrjen në fuqi të vendimit gjyqësor mesnatën e së mërkurës, mijëra qytetarë marshuan në rrugët e qyteteve polake të revoltuar me qeverinë.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi 22 tetorin e kaluar se ligji themelor i Polonisë nuk e lejon dështimin e fetusit të njeriut edhe kur ata bartin defekte të pariparueshme pas lindjes.

Nga rreth 1.100 aborte të kryera ligjërisht në Poloni në vitin 2019, shumica prej tyre kishin si shkak fetuset me sindromën Daun apo me sëmundje të tjera vdekjeprurëse, ndërsa 200 mijë aborte të tjera llogariten se kryhen joligjërisht ose jashtë shtetit.

“Është një lloj lehtësimi sepse tani gjithçka është e qartë. Qeveria e ka ndarë mendjen dhe ne po ashtu tani kemi një kurs të qartë që do ndjekim për ta luftuar.”

“Sot kemi një shembull tjetër se si shkelen të drejtat e njeriut dhe të grave në Poloni. Mendoj se nga sot, dhe pas vendimit të gjykatës, shumë e më shumë gra dhe njerëz do të largohen nga vendi.”

Opozita politike në Poloni e ka kundërshtuar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese ndërsa ka akuzuar partinë konservatore në pushtet se me këtë çështje po tenton ta zhvendosë vëmendjen nga situata e keqe me pandeminë dhe me vaksinimet.

Parti të tjera thonë se lindja me detyrim e fetuseve me defekte është torturë ndaj grave.

Polonia konsiderohet një ndër vendet më katolike në Europë, ndërsa me ligj lejon abortet vetëm kur shtatzënia rrezikon jetën e nënës ose ka ardhur si pasojë e përdhunimit apo incesti

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco