Goditet familja e Navalnyt, policia arreston të vëllain e tij

Goditet familja e Navalnyt, policia arreston të vëllain e tij

10:31, 28/01/2021

Policia e Moskës arrestoi Oleg Navalny sot, vëllain e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Policia zhvilloi një aksion për të kontrolluar të gjitha pasuritë e paluajtshme në lidhje me Navalny.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë të Shtunën për të kërkuar lirimin e Alexei Navalny, i cili po vuan 30 ditë burg me akuzat e pretenduar të shkeljes së një dënimi me kusht, të cilin ai e mohon.

Gjatë kontrollit në banesë, e cila është në pronësi të Navalny, policia arrestoi edhe vëllain e tij që ishte në apartament.

Ivan Zhdanov, drejtori i Organizatës kundër Korrupsionit, shkroi në Tëitter se Oleg ishte në banesën e vëllait të tij kur policia hyri. Arsyet e arrestimit janë ende të panjohura.

Kujtojmë, Navalny u ndalua në aeroport pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga pasojat e helmimit verën e kaluar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco