131 të arrestuar në protestën kundër masave të reja të kufizimit në Holandë

131 të arrestuar në protestën kundër masave të reja të kufizimit në Holandë

20:31, 27/01/2021

Policia në Holandë ka arrestuar edhe 131 persona që kanë marrë pjesë në protestën kundër mbylljes së vendit si pasojë e COVID-19.

Këtë të mërkure është nata e katërt e protestave që janë duke u mbajtur atje.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia thuhet se njerëzit janë mbledhur për të njëjtën kauzë qytet të shumta.

Protestat të cilat janë duke u konsideruar të dhunshme kanë ndodhur pas një deklarate të kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili ka thënë se do të vendos masa të reja të kufizimit si masa parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco