Evropa bën thirrje për mbajtjen gjallë të kujtimit për Holokaustin

Evropa bën thirrje për mbajtjen gjallë të kujtimit për Holokaustin

19:10, 27/01/2021

Parlamenti Evropian ka mbajtur të mërkurën një ceremoni virtuale përkujtimore për viktimat e Holokaustit.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë se ajo që ka ndodhur nëpër të gjitha kampet e përqendrimit, e bën përgjegjëse Evropën që të kujdeset dhe t’i mbajë gjallë kujtimet për njërën prej ngjarjeve më të rënda në historinë e njerëzimit. Më shumë se gjashtë milionë hebrenj në Evropë dhe miliona të tjerë nëpër botë, janë vrarë nga gjermanët nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara caktuan 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco