Gates: Konspiracionet rreth meje për krijimin e COVID-19, të çmendura dhe të liga

Gates: Konspiracionet rreth meje për krijimin e COVID-19, të çmendura dhe të liga

11:48, 27/01/2021

Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates ka thënë se konspiracionet që bëhen për të duke e fajësuar lidhur me shfaqjen e pandemisë COVID-19, janë “të çmendura” dhe “të liga”.

 

Gates ka shtuar se është i interesuar të dijë se kush është prapa tyre.

“Askush nuk do ta kishte parashikuar që unë dhe Dr. Faucci do të ishim kaq të shquar në këto teori vërtet të liga. Shpresoj të zhduken ato” tha Gates në një intervistë për Reuters.

 

Një sërë konspiracionesh që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, përfshijnë pretendime se eksperti amerikan i shëndetit publik, Anthony Faucci dhe Gates, krijuan pandeminë për të kontrolluar njerëzit, duan të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe të përdorin vaksinat për të futur mikroçipa të gjurmueshëm në njerëz.

Afër 2 miliardë euro raportohet që Gates ka kontribuuar si përgjigje ndaj dëmeve që i ka shkaktuar pandemia në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco