Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Britani e kalon 100-mijëshin

Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Britani e kalon 100-mijëshin

22:32, 26/01/2021

Shifra e të vdekurve në Britani si pasojë e COVID-19 e ka kaluar atë 100 mijë.

Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 1631 të vdekur nga COVID-19, duke e çuar shifrën totale të vdekurve në 100.162.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se ka marrë përgjegjësinë e plotë për veprimet e Qeverisë.

“Ne vërtetë kemi bërë çdo gjë që ishte e mundur. Më vjen shumë keq për çdo jetë të humbur”, ka thënë Johnson.

Britania është bërë shteti i parë në Evropë që e ka kaluar shifrën e 100 mijë të vdekurve nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco