'Thjesht një rrogë qeveritare'/ Dr. Fauci, punonjësi federal më i paguar i SHBA

'Thjesht një rrogë qeveritare'/ Dr. Fauci, punonjësi federal më i paguar i SHBA

20:20, 26/01/2021

Drejtuesi I task forcës amerikane kundër koronavirusit të ri, doctor Anthony Fauci është punonjësi qeveritar më i paguar në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.

Të dhënat për vitin 2019 të publikuara nga agjencia federale  mijë e e pagës tregojnë se paga e Faucit kap shifrën e plot 417 mijë e 608 dollarë në vit, duke tejkaluar edhe pagën e presidentit që kap shifrën e 400 mijë dollarëve në vit.

Të ardhurat vjerore të doktor Faucit tejkalojnë edhe ato të ish-nënpresidentit Mikë Pence me pagë vjetore me vlerë 235 mijë e 100 dollarë dhe atë të doktoreshës Deborah Birx e cila paguhet nga 305 mijë e 972 dollarë.

Udhëheqësi I task-forcës së coronavirusit të ri, I cili mbajti këtë pozicion gjatë administratës së presidentit, Donald Trump dhe vijon ta mbaj atë edhe gjatë administratës së presidentit të ri, Joe Biden, përllogaritet që deri në fund të vitit 2024 do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco