‘Errësohet fitorja e Biden në SHBA’/ Raporti: Rekord! U përdorën 145 milion $ donacione anonime

‘Errësohet fitorja e Biden në SHBA’/ Raporti: Rekord! U përdorën 145 milion $ donacione anonime

19:00, 26/01/2021

Për vite me radhë, Demokratët kanë sulmuar kontributet anonime të fushatës elektorale, duke e quajtur ‘një forcë politike unike korruptuese’.

Një raport i botuar nga Bloomberg, tregon se Presidenti Biden përfitoi nga një shumë rekord të "parave të errëta" gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

Biden mblodhi rreth 145 milion dollarë dhurime nga donatorë të jashtme anonimë që e mbështesnin atë, duke tejkaluar shifrën e 28.4 milion dollarë të shpenzuar në emër të rivalit të tij, ish-Presidentit Donald Trump.

Ai gjithashtu kryeson rekordin e mëparshëm prej 113 milion dollarë në donacione të ‘parave të errëta’ të shpenzuara për llogari të kandidatit republikan për president Mitt Romney në 2012.

Kritikët e ‘parave të errëta’, të cilat fshehin burimin e fondeve, argumentojnë që votuesit duhet të dinë se kush po financon reklama dhe fushata politike.

Qendra Ligjore e Fushatës, një grup jopartiak, e ka quajtur atë një "kërcënim serioz për demokracinë tonë" dhe Issue One, një tjetër grup jopartiak që synon të zvogëlojë ndikimin e parave në politikë, e ka quajtur atë "forca më toksike në politikë. "/ FoxNews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco