Mali i Zi nis procedurat për furnizim me vaksina kineze

Mali i Zi nis procedurat për furnizim me vaksina kineze

18:16, 26/01/2021

Ministrja malazeze e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, tha se është ende e paqartë se kur do të fillojnë vaksinimet në vend kundër coronavirusit, duke theksuar se Mali i Zi së shpejti do të marrë 150 mijë doza nga kompania kineze Sinopharm, shkruan Balkan Insight.

Të martën, Boroviniq Bojoviq vuri në dukje se Mali i Zi do të marrë gjithashtu vaksina përmes programit COVAX të BE-së.

“Kontrata me Pfizer është në fazën financiare sepse lidhja e një kontrate nënkupton disa faza, secila prej të cilave është individualisht e rëndësishme. Ne po presim gjithashtu 50 mijë doza të vaksinave ruse në tremujorin e parë të vitit”, shtoi ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco