Një burrë ther me thikë disa persona në qendër të Frankfurtit

Një burrë ther me thikë disa persona në qendër të Frankfurtit

12:56, 26/01/2021

Një burrë me thikë ka sulmuar dhe ka therur disa qytetarë në qytetin e Frankfurtit në Gjermani të martën, para se të arrestohej nga policia.

Policia e Frankfurtit ka njoftuar se asnjë nga viktimat s’ka pësuar lëndime të rënda. Nuk dihen detajet për sulmuesin e as sa persona janë lënduar.

Sipas mediumit lokal “Hessenschau”, incidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit kryesor të trenit dhe se viktimat janë dërguar në spitalet më të afërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco