Si u vaksinua pa radhë bosi i kazinove dhe e shoqja

Si u vaksinua pa radhë bosi i kazinove dhe e shoqja

11:44, 26/01/2021

Presidenti i një kompanie kazinosh në Kanada, me vlerë tregu prej 2 miliardë dollarë, ka dhënë dorëheqje pasi ai dhe e shoqja kapërcyen radhën për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Rod Baker dhe e shoqja, Ekaterina udhëtuan në një territor të largët për të marrë vaksinën, e cila ishte destinuar për komunitetin indigjen të Kanadasë.

Ata shkuan me një avion privat në këtë zonë të izoluar, e cila ka shkallën më të shpejtë të vaksinimit në Kanada.

Komuniteti me 100 banorë gjendet pranë Alaskës. Çifti i pasanikëve u hoq sikur ishin punëtorë të motelit për të marrë vaksinën.

Autoritetet thanë se kanë vendosur të gjobisin çiftin.

Ndërkohë një zyrtar i rajonit të Yukon tha se është i tronditur nga kjo sjellje egoiste.

“Ne nuk mund ta imagjinonim dot që dikush do shkonte kaq larg për të mashtruar,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco