Kryeministri i Italisë, Conte, do të jap dorëheqje

Kryeministri i Italisë, Conte, do të jap dorëheqje

21:14, 25/01/2021

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, do ta dorëzojë dorëheqjen e tij të martën, raporton BBC.

Conte shpreson që të marrë mandatin nga presidenti për të formuar një qeveri më të fortë, pasi ka humbur shumicën në Senat.

Nëse dështon ta formojë qeverinë e re, atëherë do të çojë Italinë në zgjedhje të reja.

Ai është përballur me kritika për menaxhimin e pandemisë, nga e cila më tepër se 85 mijë italianë kanë humbur jetën.

Në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij është thënë se do të mbahet një takim në ora 9 të mëngjesit nesër ku Conte do të njoftojë ministrat për qëllimin për të dhënë dorëheqje. Më pas do të takohet me presidentin Sergio Mattarella.

ka qenë kryeministër i Italisë që nga viti 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco