BE nuk e njeh më Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës

BE nuk e njeh më Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës

13:31, 25/01/2021

Bruksel - Juan Guaido i Venezuelës është një "interlokutor i privilegjuar" por nuk konsiderohet më president i përkohshëm, thanë shtetet e Bashkimit Evropian në një deklaratë të hënën, duke publikuar vendimin për t’ia ulur statusin atij.

27 shtetet e BE-së kishin thënë më 6 janar se nuk mund ta njihnin më legalisht Guaido pasi pasi ai e humbi pozicionin e tij si kryetar i parlamentit pas zgjedhjeve legjislative në Venezuelë në dhjetor, pavarësisht se BE-ja nuk e njeh atë votë.

Pas rizgjedhjes së diskutueshme të Presidentit Nicolas Maduro në 2018, Guaido, si kryetar i parlamentit, u bë president i përkohshëm. Guaido shihet ende nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania si udhëheqësi i ligjshëm i Venezuelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco