Ushtritë e kombeve më të mëdha në botë përleshen me grushte

Ushtritë e kombeve më të mëdha në botë përleshen me grushte

10:23, 25/01/2021

Trupat kineze dhe ato indiane raportohet se janë përleshur sërish në zonën e kontestuar kufitare, me lëndime nga të dyja palët.

 

Incidenti ndodhi në veri të Sikkimit të mërkurën e kaluar. Ushtria e Indisë tha që kishte pasur një incident “të vogël” që tashmë ishte “zgjidhur”.

Tensionet janë shumë të larta në kufirin më të gjatë të kontestuar në botë. Të dyja palët kanë pretendime për zonat më të mëdha të këtij territori, shkruan BBC

Të paktën 20 ushtarë indianë kanë vdekur në një përleshje në Ladakh qershorin e kaluar.

 

Çka ndodhi në incidentin e fundit?

Ai ndodhi në veri të Sikkimit, sipas raportimeve mediale. Sikkimi është shtet indian mes Bhutanit dhe Nepalit.

Një ekip patrollues kinez provoi të futej në territorin indian por u detyrua të kthehej mbrapsht.

Përmes një deklarate, ushtria indiane e uli rëndësinë e incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco