Kaveh Afrasiabi, artikujt e të cilit shumë herë janë publikuar në gazetën "New York Times" në SHBA, akuzohet si agjent i fshehtë i Iranit.
Në njoftimin nga Departamenti i Drejtësisë thuhet se Afrasiabi, artikujt e të cilit më parë janë publikuar në gazetën "New York Times" është prezantuar si "ish-akademik në Universitetin e Teheranit", është arrestuar javën e kaluar.
Sipas njoftimit, Afrasiabi akuzohet se ka "vepruar si agjent sekret i qeverisë iraniane", duke shtuar se në llogarinë bankare të personit në fjalë që nga viti 2007 nga Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara (OKB) është bërë pagesë prej 265 milionë dollarësh.
Më tej thuhet se Afrasiabi ka lindur në vitin 1957 në Iran ndërsa në SHBA ka hyrë në vitin 1973.
© SYRI.net