SHBA, në një banesë gjenden 5 persona të vdekur mes tyre dhe një grua shtatzënë

SHBA, në një banesë gjenden 5 persona të vdekur mes tyre dhe një grua shtatzënë

09:19, 25/01/2021

Në një banesë në qytetin amerikan Indianapolis, policia ka gjetur pesë persona të vdekur.

Në njoftimin e policisë theksohet se në mesin e të vdekurve ka qenë edhe një grua shtatzënë.

Në raportin paraprak policor theksohet se mbi trupat e pajetë ka pasur plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Hetimi për shkaqet e vdekjes së pesë personave është në rrjedhë.

Për ngjarjen policia ka njoftuar se me siguri bëhet fjalë për vrasje, më masivja në Indianapolis që ka ndodhur gjatë dekadës së fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco