Kryeministri italian afër dorëheqjes, synon krijimin e një qeverie të re

Kryeministri italian afër dorëheqjes, synon krijimin e një qeverie të re

08:10, 25/01/2021

Romë - Kryeministri italian Giuseppe Conte është afër dorëheqjes për të formuar më pas një qeveri të re që mund të mbështetet në një shumicë më të gjerë, raportuan të hënën të përditshmet kombëtare.

"Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që i jep një perspektivë të qartë politike qeverisë deri në fund të mandatit", tha Conte, sipas gazetës La Repubblica.

Pasi i mbijetoi një votimi në Senat të martën, Conte u bëri thirrje ligjvënësve të qëndrës dhe të pavendosur të Senatit jashtë koalicionit, për t'u bashkuar me radhët e qeverisë së tij të pakicës, por pak I janë përgjigjur.

Kryeministrit i duhet një shumicë për të votuar legjislacionin për të trajtuar një nga epidemitë më të këqija të koronavirusit në Evropë dhe krizën ekonomike që ka shkaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco