Në samitin e G7-ës Biden s’do të mund të shkojë me “Bishën”, limuzina është më e gjerë sesa korsitë e qytetit

Në samitin e G7-ës Biden s’do të mund të shkojë me “Bishën”, limuzina është më e gjerë sesa korsitë e qytetit

08:07, 24/01/2021

Joe Biden duket se do ta lë limuzinën e tij presidenciale e njohur si “Bisha” në Shtetet e Bashkuara, kur edhe synon të marrë pjesë në samitin e G7 që do të mbahet në Cornwall të Anglisë – për shkak se ajo mund të ngec për shkak të korsive të ngushta të rrugëve.

Presidenti amerikan do të vizitoj brigjet e Carbis në qershor – që konsiderohet si vizita e tij e parë jashtë Shteteve të Bashkuara si president.

Biden do të akomodohet në një resort në afërsi të detit dhe deri atje do të shkojë me një veturë tjetër (SUV), e jo me veturën zyrtare siç jemi mësuar t’i shohim presidentët amerikanë.

“Bisha” që kushton 1.1 milion dollarë dhe është prodhim i Cadillac, është një veturë që i reziston sulmeve terroriste pasi që është plotësisht e blinduar.

Duke marrë parasysh se me të udhëton presidenti, brenda veturës nëntë tonëshe ka doza të gjakut të presidentit si dhe bombola të oksigjenit në rast të ndonjë emergjence.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco