VIDEO/ Gazetari publikon pamjet tronditëse, minareja e xhamisë së Et’hem Beut është ndarë në dysh

VIDEO/ Gazetari publikon pamjet tronditëse, minareja e xhamisë së Et’hem Beut është ndarë në dysh

19:37, 23/01/2021

Tiranë pritet të humbasë një monument historik që lidhet me kujtesën e pandarë të kryeqytetit, kjo falë kujdesit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë për të ndërtuar kulla shumëkatëshe. Minareja e xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës është ndarë në dy pjesë, me siguri për shkak të tronditjeve që ka pësuar gjatë punimeve për ngritjen e kullës shumëkatëshe pas Kullës së Sahatit.

Gazetari Vehap Kola ka sjellë pamje tronditëse nga brenda minaresë ku vihet re dukshëm dëmi që i është bërë minaresë që rrezikon të bjerë.

‘Pamjet nga brenda në minarenë e xhamisë së "Et'hem Beut" tregojnë se minareja është ndarë më dysh.

Qëndron në këmbë vetëm se shyqyr Zotit nuk ka rënë ndonjë tërmet apo, ku i dihet, ndonjë vinç pa dashje.

Kush vrapoi për t'i dhënë popullit pak opium, të vrapojë për të pranuar se papërgjegjshmëria dhe rilindjezimi ka shkuar shumë larg.

Asnjë interesim nga drejtuesit e KMSh për këtë krim të pashembullt.

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë se Zoti do t'i ringjallë njerëzit me ata që kanë dashur kur ishin në këtë jetë.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco