Deputeti Genci Nimanbegu nga Lista Shqiptare i reagon  ashpër ministrit Leposaviq

Deputeti Genci Nimanbegu nga Lista Shqiptare i reagon ashpër ministrit Leposaviq

13:23, 23/01/2021

Lista Shqiptarë  në Malin e Zi  ka reaguar  në thënie të ministrit Lleposaviq të thënë opinionit publik mbrëmë, në emisionin  “Naçisto” në TV Vijesti që: largimi nga puna e dy funksionerëve të Listës Shqiptare të bërë nga kjo qeveri e re është siç tha ai “duke njohur” ministrat në fjalë “që është i sigurt” që në këtë rast është lëshim i ish-funksionerëve duke mos ardhur në punë dhe duke thyer ligjet e punës.

Genci Nimanbegu, deputet i Listës Shqiptare, tha se këto thënie nuk korespondojnë me vendimet që vetë kjo qeveri i ka marrë kur i kanë pushuar nga puna dy drejtorët e drejtorisë dhe janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën.

Sipas tij secili funksionar që mbulon postet më të larta shtetërore posaçërisht në komunikim me publikun duhet të jetë tejet i kujdesshëm që thëniet të jenë të bazuara në fakte dhe në dëshmi materiale. Prandaj, thellësisht na habit fakti se sa lehtë mundet me këto deklarata të shprehen dhe të njollosen dy funksionaret të cilët kanë punuar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përkushtuar detyrave që janë dhënë me anë të konkursit publik në mandatin e kaluar. Fakti është dhe dëmi  që atyre i shkaktohet nga ana e deklaratave të ministrit Leposaviq meqë këto nuk janë të vërteta dhe me këtë mënyrë e demantojmë thëniet e tija dhe kërkojmë që ministri Leposaviq dhe plotësisht qeveria të koordinohen brenda vetit,  për çfarë arsyesh dhe si komunikojnë me publikut.

Deputeti nga Lista Shqiptare Genci Nimanbegu, shtoi se së dyti, në të njëjtin emision ministri Leposaviq cekë që pakicat janë të ftuara të marrin pjesë në qeveri por ato kanë pasur kërkesa që janë edhe kundër kushtetuese. Këtu bëhet fjalë për kërkesat që Lista Shqiptare e ka bërë në të vetmin takim me mandatarin të asaj kohe z. Krivokapiq.  I falënderohemi që z. Leposaviq si i pari funksionar i dha publikut shpjegim për ç arsye, sepse kurrë nuk është dhënë përgjigje Listës Shqiptare dhe vet kjo dëshmon për pa sinqeritetin e ftesës së tyre bërë më herët.

"Kërkesat tona i kemi pasë  të qarta si ato praktike të shpallura në medie por edhe ato të cilat nuk ishin në fokusin e publikut dhe po përsëris: cilat politika do të ushtroj qeveria, si do të jenë marrëdhëniet të brendshme në nivelin e Malit të Zi dhe në mes të kombeve  që përbëjnë këtë shtet, si do të jenë marrëdhëniet  e kësaj qeverie në provokime që  strukturat e ndryshme mund ti bëjnë ndaj pakicës sonë shqiptare. Në këto të fundit nuk kemi marr përgjigje dhe ato janë arsyet të vërteta përse Lista Shqiptare nuk është pjesë e shumicës së dhunuar kuvendit të Malit të Zi", tha deputi Nimanbegu.

Ai shtoi se sigurojmë që në vazhdimësi do të reagojmë si ndaj gabimeve por edhe do të ndihmojmë Qeverinë nëse merr hapa të mira. Tani për tani po i presim këto pozitive ende edhe përkundra premtimeve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco