Gjykata zvicerane shpall fajtor biznesmenin izraelit për korrupsion dhe falsifikim

Gjykata zvicerane shpall fajtor biznesmenin izraelit për korrupsion dhe falsifikim

12:49, 23/01/2021

Një gjykatë në Gjenevë ka shpallur fajtor biznesmenin izraelit Beny Steinmetz për korrupsion dhe falsifikim dhe i ka shqiptuar dënimin prej pesë vjetësh burgim dhe një gjobë të konsiderueshme prej 50 milionë frangash zvicerane.

Vendimi i gjykatës pas një gjykimi dy-javor, është një goditje e madhe për tregtarin e diamanteve. Steinmetz ka deklaruar pas verdiktit se ai do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Kjo është një padrejtësi e madhe”, u ka thënë gazetarëve Steinmetz pas vendimit të Gjykatës së Gjenevës.

Biznesmeni izraelit dhe dy persona të tjera ishin akuzuar se i kishin paguar ryshfet në shumë prej 10 milionë dollarësh ndërmjet viteve 2006 dhe 2010 Mamadie Touret, një nga gratë e ish-presidentit të Guinesë Lansana Conte, për të marrë lejen e eksplorimit të hekurit nën malet e Guinesë dhe për falsifikim të dokumenteve për ta mbuluar këtë veprimtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco