Biden u kërkon falje anëtarëve të Gardës Kombëtare, që fjetën në parkingun e makinave

Biden u kërkon falje anëtarëve të Gardës Kombëtare, që fjetën në parkingun e makinave

12:38, 23/01/2021

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kërkuar falje pasi disa anëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Kapitol ishin fotografuar duke fjetur në një parking.

Sipas BBC, më shumë se 25 mijë trupa u vendosën në Washington DC për inaugurimin e Biden pas dhunës në fillim të këtij muaji.

Këto imazhe u përhapën të enjten që treguan se trupat u detyruan të pushojnë në një garazh parkimi aty pranë, pasi u kthyen ligjvënësit.

Biden thirri të premten shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Daniel Hokanson, për të kërkuar falje mbi këtë situatë dhe për të pyetur se çfarë mund të bënte.

Zonja e Parë, Jill Biden, vizitoi gjithashtu disa nga trupat për t’i falënderuar ata personalisht, duke sjellë edhe biskota për ta nga Shtëpia e Bardhë.

“Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që më mbajtët të sigurt mua dhe familjen time”, u shpreh ajo.

Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi, u bënë virale të enjten dhe shkaktuan zemërim, përfshirë anëtarët e Kongresit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco