I nominuari nga presidenti amerikan, Joe Biden, gjenerali i pensionuar ushtarak, Lloyd Austin, është konfirmuar nga Senati për të shërbyer si sekretar i mbrojtjes i ShBA-së.
Ai ka marrë 93 vota në mënyrë që ta sigurojë konfirmimin për këtë post.
Njëherësh, Austin është bërë njeriu i parë me ngjyrë që shërben si sekretar i mbrojtjes.
Ai po ashtu me këtë udhë është bërë vetëm njeriu i dytë i konfirmuar në kabinetin e presidentit të sapo inauguruar amerikan.
© SYRI.net