Mesazh i ri Khamenei drejtuar Trump-it për vrasjen e Suleimanit:

Mesazh i ri Khamenei drejtuar Trump-it për vrasjen e Suleimanit: "Hakmarrja është e pashmangshme”

13:43, 22/01/2021

Frazat e Iranit  për "hakmarrje" kundër SH.B.A. pas vrasjes së Gjeneralit Qassem Suleimani , rreth një vit më parë, u përsërit nga Ali Khamenei në Twitter me postimin e një imazhi të veçantë.

Ai paraqet një lojtar golfi që i ngjan ish-Presidentit amerikan Donald Trump , me sa duket duke qenë në shënjestër të një droni, shoqëruar me frazën "hakmarrja është e pashmangshme".

Postimi mbante tekstin e Ajatullah Ali Khamenei në dhjetor, në të cilin ai tha se "hakmarrja është e sigurt", duke ripërtërirë betimin që kishte dhënë me rastin e përvjetorit të parë të vrasjes së komandantit të lartë ushtarak të "Gardave Revolucionare" në Irak .

"Ata që urdhëruan vrasjen e gjeneralit Suleimani, si dhe ata që e kryen atë, duhet të dënohen. "Kjo hakmarrje do të ndodhë patjetër në kohën e duhur".

Khamenei tha më 16 dhjetor, pa përmendur emrin e Trump, i cili urdhëroi "goditjen" ndaj Suleimani.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco