Biden bën gati një strategji më të fortë kundër koronavirusit

Biden bën gati një strategji më të fortë kundër koronavirusit

14:17, 21/01/2021

Presidenti amerikan Biden po vepron me shpejtësi për t’i dhënë drejtim njërës nga përparësitë e tij më të mëdha - pandemisë së koronavirusit.

Në ditën e tij të parë të plotë në detyrë, Presidenti pritet të nënshkruajë 10 urdhra ekzekutivë në kuadrin e planit të tij ambicioz për të frenuar përhapjen e Covid-19 në SHBA.

Këto urdhra ekzekutivë do të përfshijnë autorizimin e përdorimit të fondeve të katastrofës për të ndihmuar rihapjen e shkollave dhe detyrimin për mbajtjen e maskave mbrojtëse në aeroplanë dhe autobusë.

Ai gjithashtu planifikon të nënshkruajë urdhra për të shtuar testimin, për të futur rregulla të reja për udhëtarët ndërkombëtarë dhe për të dërguar rezerva tek komunitetet e pakicave të goditura rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco