Rrëzohet një helikopter ushtarak në New York, tre ushtarë të vdekur

Rrëzohet një helikopter ushtarak në New York, tre ushtarë të vdekur

08:29, 21/01/2021

Tre anëtarë të Gardës Kombëtare kanë humbur jetën të mrëkurën gjatë një fluturimi stërvitor me një helikopter ushtarak, shkruan agjencia AP.

Helikopteri u rrëzua në një fushë në perëndim të New Yorkut, rreth orës 18:30 me kohë lokale.

Rrethanat e rrëzimit të helikopterit UH-60 Black Hawk, po hetohen. Administrata Federale e Aviacionit ka thënë se do të marrë pjesë në hetime.

 

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë në ndërtesat shtetërore të enjten për të nderuar viktimat.

Raportohet se nuk pati të mbijetuar nga rrëzimi i helikopterit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco