Pak kohë para se presidenti i ri, Joe Biden, të bënte betimin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, arriti në Florida.
Turma të mbështetësve dolën në rrugë për ta pritur, ku mbanin në duar parulla si: “Ende presidenti im” dhe “Trump ka fituar”.
Trump nuk ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Biden, pasi ai nuk e ka pranuar kurrë publikusht humbjen kundrejt tij, duke pretenduar se zgjedhjet janë vjedhur.
© SYRI.net