I shoqi i Kamala Harris vë karrierën e saj në plan të parë, Zotëria i Dytë thyen stereotipet gjinore

I shoqi i Kamala Harris vë karrierën e saj në plan të parë, Zotëria i Dytë thyen stereotipet gjinore

14:21, 20/01/2021

Doug Emhoff ishte bashkëshort i vetëdijshëm politikisht kur gruaja e tij Kamala Harris kërkonte kandidimin nga Demokratët. Ai planifikon të luajë të njëjtin rol kur ajo të bëjë betimin në detyrë si Zv.Presidente e SHBA-së të mërkurën.

Doug Emhoff, një avokat 56-vjeçar në firmën ndërkombëtare DLA Piper, e ka lënë punën e tij në avokati për të shmangur konfliktin e interesit. Dhe duke lënë Amerikën e korporatave - ku karriera e burrave të bardhë si ai shpesh merr përparësi - për të marrë detyrat e Zotërisë së Dytë të SHBA-së, ai po po i shkund normat gjinore në një nivel që kombi nuk e ka parë kurrë më parë.

Për më tepër, ai do të luajë një rol mbështetës për Zv.Presidenten e parë grua dhe njëherësh me ngjyrë por edhe me origjinë nga Azia e jugut në histori.

"Ky rast na jep një shembull dhe është një shembull i shkëlqyer," i tha USA TODAY, znj. Ella L.J. Bell Smith, një profesoreshë e administrimit të biznesit në Kolegjin Dartmouth në Hanover, New Hampshire.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco