Ashley Biden vajza e Presidentit Joe Biden ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me inagurimin e babait të saj i cili do të mbahet sot.
Ashley e cila ëshët dhe vajza e tij e vetme ka dhënë intervistën e saj të parë për gazetaren Jenna Bush, vajza e ish Presidentit George W. Bush.
Një ditë para inagurimit të presidentit të ri Ashley Biden u paraqit në NBC’s Today Show me katër mbesat e saj, Joe dhe Jill Biden, dhe vajzat e gjysmë vëllait të saj i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, Hunter dhe Bo.
Megjithësë masat e sigurisë do të jenë të forta gjatë betimit të Biden pas sulmeve në Kapitol më 6 janar kur Ashley Biden u pyet nëse ishte e shqetësuar për sigurinë e të dashurëve të saj, ajo u shpreh :
''Unë mendoj nëse e dini se dikush që e doni kërcënohet, ju shqetësoheni. Por Shërbimi Sekret janë të pabesueshme. Dhuna më trishton thellësisht dhe krijon një traumë të madhe. ”
Ashley Biden "vajza e parë" do të jetë shumë e ndryshme nga Ivanka Trump
Amerika po numëron deri në përurimin e çiftit të ri presidencial në Shtëpinë e Bardhë.
Dritat pritet të bien mbi Joe dhe Jill Biden dhe pjesën tjetër të familjes, duke përfshirë dy fëmijët e presidentit të ri, Hunter dhe Ashley Biden.
Pritet që vajza e vetme e Joe dhe Jill Biden të jetë shumë e ndryshme nga "vajza e parë" e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump, ajo nuk dëshiron të punojë në Shtëpinë e Bardhë siç bëri Ivanka dhe burri i saj Jared Kouchner, i cili shërbeu si këshilltar i Donald Trump.
Ashley Biden studioi antropologji kulturore në Universitetin Tulane në Luiziana dhe fitoi një master në punën sociale nga Universiteti i Pensilvanisë.
Gjatë studimeve të saj në Luiziana, ajo u arrestua për posedim të marijuanës.
Ajo tani jeton një jetë të qetë në qytetin e saj të lindjes Delaware, larg vëmendjes.
Ajo punon si punonjëse sociale për fëmijë.
Nga 2014 në 2019, vajza e Biden ka punuar në Delaware Justice Center, e cila po lufton për një rishikim të drejtësisë penale.
Ashley Biden ka marrë pjesë në fushatën për heqjen e dënimit me vdekje dhe diskriminimin.
Në vitin 2017 në Javën e Modës në New York ajo prezantoi ''Koleksionin e Jetës'', një markë veshjesh që mbledh para për komunitetet në nevojë në Delaware.
Në këtë ngjarje , Joe Biden tha:
"Unë jam shumë krenar për të. Ajo po përpiqet të ndryshojë botën që kur ishte tre vjeç ” .
Ajo ka qënë e martuar për tetë vjet me kirurgun plastik Howard Crane, të cilin e takoi nga vëllai i saj Bo.
© SYRI.net