SHBA-ja ia ndërpren linjën telefonike konsullatës ruse në New York

SHBA-ja ia ndërpren linjën telefonike konsullatës ruse në New York

20:04, 19/01/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë ndërprerë lidhjen telefonike konsullatës ruse në New York.

Kjo u njoftua nga konsullata përmes llogarisë zyrtare në Twitter.

Sipas tyre, të gjitha lidhjet telefonike u ndërprenë më 18 janar të këtij viti. Konsullata deklaron se ata herë pas here kanë probleme edhe me lidhjen e internetit.

“Që nga 18 janari i këtij viti pala amerikane ka shkëputur plotësisht të gjitha linjat telefonike të Konsullatës së Përgjithshme Ruse në New York, në mënyrë periodike ka ndërprerje edhe të Internetit”, shkruan në njoftimin e konsullatës ruse.

Ndryshe, SHBA-ja është në momentet e fundit të përgatitjeve për inaugurimin e Joe Bidenit, si president i 46-të i SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco