Joe Biden zgjedh një grua transgjinore, si ndihmës sekretare për Shëndetësi

Joe Biden zgjedh një grua transgjinore, si ndihmës sekretare për Shëndetësi

19:26, 19/01/2021

Sekretarja e Shëndetësisë së Pensilvanisë Rachel Levine, është gati të bëhet zyrtari i parë federal transgjinor i konfirmuar nga Senati Amerikan, pasi Presidenti i zgjedhur Joe Biden njoftoi emërimin e saj për ndihmës sekretare të Shëndetësisë të Shteteve të Bashkuara.

Dr. Levine, 64 vjeçe, që është një pediatër dhe ish-mjeke e përgjithshme e Pensilvanisë, po bëhet një nga disa personat transgjinorë që shërbejnë në poste të emëruar ose të zgjedhur në SHBA kur guvernatori demokrat Tom Ëolf e emëroi atë si sekretare shëndetësore në 2017.

Ajo u konfirmua në atë rol nga Senati i Pensilvanisë me shumicë republikane dhe gjatë 10 muajve të fundit është bërë fytyra publike e përgjigjes së shtetit ndaj koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco