BE synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në qershor/ Von der Leyen: Pikë kthese në luftën tonë…

BE synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në qershor/ Von der Leyen: Pikë kthese në luftën tonë…

18:16, 19/01/2021

Bashkimi Evropian po synon të vaksinojë kundër koronavirusit 70 për qind të popullsisë së rritur deri në qershor, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, të martën në një konferencë për media. Plani është dakorduar nga të gjithë komisionarët e BE-së.

Blloku filloi vaksinimin tre javë më parë dhe deri më tani ka miratuar dy vaksina, atë nga BioNTech/Pfizer dhe atë të kompanisë Moderna. Por, ritmi i vaksinimit po zvarritet dhe qëndron pas vendeve të tilla si SHBA-ja, Britania e Madhe, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se përmbushja e qëllimit prej 70 për qind, brenda katër muajve, të ardhshëm mund të jetë "një pikë kthese në luftën tonë kundër këtij virusi".

Ursula von der Leyen: “ Vaksinimi është thelbësor për të dalë nga kjo krizë. Ne tashmë kemi siguruar mjaft vaksina për të gjithë popullsinë e Bashkimit Evropian. Tani duhet të përshpejtojmë shpërndarjen dhe të përshpejtojmë vaksinimin. Qëllimi ynë është që të kemi 70% të popullatës sonë të moshës madhore të vaksinuar deri në verë. Kjo mund të jetë një pikë kthese në luftën tonë kundër këtij virusi. Sidoqoftë, ne do t'i japim fund kësaj pandemie vetëm kur të gjithë në botë të kenë akses në vaksina. Ne do të shtojmë përpjekjet tona për të ndihmuar në sigurimin e vaksinave për fqinjët dhe partnerët tanë në të gjithë botën . "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco