Biden pritet të betohet mbi biblën familjare 127 vjet të vjetër dhe 12.7 centimetra të trashë

Biden pritet të betohet mbi biblën familjare 127 vjet të vjetër dhe 12.7 centimetra të trashë

17:16, 19/01/2021

Siç e do tradita, shefi i drejtësisë John Roberts do të drejtojë betimin e Biden menjëherë pasi të bie ora 12.

Biden do të bëjë betimin me dorën mbi biblën e tij familjare 127 vjeçare të vjetër dhe të trashë 12,7 centimetra. Bibla do të mbahet nga gruaja e tij, Jill Biden.

Jill Biden në një intervistë kishte thënë se bibla gjigante ka qenë një trashëgimi e familjes së Biden dhe që çdo datë e rëndësishme e familjes është aty.

“Për shembull, unë jam betuar mbi të për gjithçka, data është shkruar dhe është gdhendur mbi bibël”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco