Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në notin tradicional për kryqin e nderit, një ritual që ai përsërit çdo vit në 19 Janar me rastin e Epifanisë.
Putini u fut në liqenin Seliger, rreth 250 milje në veri të Moskës, për respekt të traditës së ritualit të krishterë ortodoks që shënon pagëzimin e Jezusit.
Pasi hoqi pallton e leshit dhe çizmet, Putini hyri në pishinë, kryqëzoi dhe vuri kokën nën ujin e akullt për një moment.
Kjo ceremoni vjetore u mbajt pasi Putini përfundoi udhëtimin e tij në Shën Petersburg dhe rajonin e Leningradit, pasuar nga një vizitë në manastirin e Shën Neil Stolobensky në rajonin e Tver.
Kjo nuk është hera e parë që Putin zhvishet dhe noton i zhveshur në publik, gushtin e kaluar ai u fotografua ndërsa po peshkonte pa bluzë, dhe në vitin 2009 ai u fotografua me gjoks i zhveshur ndërsa hipte në kalë me pushime.
Putin takes his yearly dip in icy waters during celebrations of the Orthodox Christian feast of Epiphany. ???????????? pic.twitter.com/e6RVoLoVy0
— Juris (@JurisAbramenko) January 19, 2021
© SYRI.net