Momentet ku dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë, po bënë xhiron e rrjetit në mediat sociale dhe kanë shkaktuar një stuhi reagimesh në Greqi.
Në videon e publikuar dallohet një i ri shqiptar i cili urdhëron një dyzinë me ushtarë grekë.
Madje në një moment ai i urdhëron ushtarët të thonë emrin e një shqiptari.
Personi që flet shqip del para kamerës dhe nuk kursen edhe një përshëndetje për “çunat e 5 Majit”.
Nëse videoja nuk është përpunuar dhe korrespondon me realitetin, atëherë lind një pyetje e madhe për mënyrën se si forcat e armatosura greke zgjedhin drejtuesit e tyre, shkruan media greke “Zougla”.
Në lidhje me videon është njoftuar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke, i cili ka nisur edhe hetimet, raportojnë mediat greke.
© SYRI.net