KKSh-ja dhe Shoqata Mjekët e Luginës të gatshëm për realizimin e iniciativës për spital të Luginës

KKSh-ja dhe Shoqata Mjekët e Luginës të gatshëm për realizimin e iniciativës për spital të Luginës

12:09, 15/01/2021

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka prit përfaqësuesit e Shoqatës Mjekët e Luginës të kryesuar nga kryetari, dr. Bekim Arifi, dr. Xhejlane Ferati, dr. Afërdita Mustafa dhe dr. Beqir Nuhiu për të realizuar iniciativën e përbashkët për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore sekondare (spital) për Luginën e Preshevës.

"Duke iu falënderuar të gjithë stafit për mbrojtje shëndetësore, e në veçanti mjekëve për angazhimin e paepur gjatë pandemisë me Covid-19 theksova se kjo ka shpërfaqur nevojën e domosdoshme për trajtimin e shëndetit publik në nivel spitalor.
Bashkërisht diskutuam për strategjinë e veprimit e avokimit, posaçërisht në identifikimin e mundësive dhe mënyrat e realizimit", tha Mustafa.

Kryetari i KKSh-së shtoise me këtë rast i bëj ftesë të gjithë të interesuarve t’i bashkohen kësaj iniciative e cila është e paraparë në ”Planin 7 pikësh” dhe dokumentet tjera strategjike.

Shëndeti publik dhe sigurimi i mbrojtjes shëndetësore sekondare (spitalor) është përgjegjësi e prioritet i të gjithëve. Brenda autorizimeve institucionale të bashkëveprojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco