Fotoja e lamtumirës së çiftit britanik përlot rrjetet sociale

Fotoja e lamtumirës së çiftit britanik përlot rrjetet sociale

09:37, 15/01/2021

Historia e Barbara dhe Garry Jarret e bënë Britaninë e Madhe të përlotej.

Të infektuar dy javë më parë me COVID-19 ato u shtruan në pavione të ndryshme të spitalit Frimley Park në Surrey në jug të Anglisë.

Çifti ishin të martuar rej 50 vitesh.

Barbara 76 vjeç në kushte më të rënda se bashkëshorti i saj 79 vjeçar kuptoi se ishte afër fundit.

Ajo i’u kërkoi infermierëve që të shihte për herë të fundit njeriun e jetës së saj.

Stafi i spitalit u angazhuar dhe i plotësoi dëshriën 76 vjeçares.

Për të treguar për atë moment, dhe për ta përcaktuar atë si "të çmuar", ishte vajza e të dyve, Chloe Jarrett, e cila postoi në Twitter foton prekëse të takimit të prindërve.

Në foto shfaqet Gerry, i ulur në një karrocë përpara shtratit të gruas së tij, duke e shikuar atë dhe duke e mbajtur dorën midis dy tubave oksigjenit të ndërthurur.

Nëna ime "u ndie afër fundit", shkroi Chloe, një mësuese në Shkollën Brakenhale, Berkshire, duke falënderuar "përpjekjen e jashtëzakonshme" të bërë nga mjekët dhe infermierët për të mundësuar këtë takim.

Ajo shtoi se babai i saj po tregonte shenja përmirësimi por kishte ende ‘një udhëtim shumë të gjatë për të bërë deri në fund’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco