Stuhia “Filomena”, më e rëndë e dimrit në Spanjë në dekada, shkaktoi afërsisht 1.4 miliardë euro (1.7 miliard dollarë) dëme në kryeqytetin Madrid.
Sipas kryetarit të bashkisë Jose Luis Martinez Almeida, “ky numër përfshinte humbjen e të ardhurave për ekonominë dhe dëmtimin e infrastrukturës në kryeqytet”, theksoi ai.
Shumë rrugë ishin bllokuar ende pas pesë ditësh pas reshjeve më të mëdha të borës të 50 viteve të fundit.
Meqenëse masat e dëborës nuk mund të pastroheshin mjaft shpejt, acari i fortë i ktheu ato në shtresa akulli të forta që hiqeshin me vështirësi.
Të mërkurën në mbrëmje temperaturat në zonën e Madridit ranë përsëri në minus 12 gradë Celsius në periferi të qytetit.
Temperaturat pak më të buta priten për javën e ardhshme.
© SYRI.net