A ka rëndësi gjyqi në Senat kundër Trump pas largimit të tij?

A ka rëndësi gjyqi në Senat kundër Trump pas largimit të tij?

12:48, 14/01/2021

Donald Trump do të përballet me Senatin pasi u bë i pari president amerikan në histori që ngarkohet dy herë me akuza gjatë kohës që ishte në detyrë. Trump akuzohet se ka nxitur turmën që sulmoi Kongresin javën e shkuar, pasi përsëriti pretendimet për manipulimet zgjedhore.

Pesë njerëz humbën jetën nga trazirat.

Por gjyqi nga Senati do të mbahet pasi Donald Trump të largohet nga detyra e presidentit të mërkurën që vjen.

Atëherë përse është i rëndësishëm një gjyq i tillë?

Sipas BBC, nëse Trump dënohet, senatorët mund ta ndalojnë që të mbajë post publik sërish.

Gjyqi vjen pasi të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur formalisht akuzat ndaj presidentit për nxitje të trazirave.

Presidenti republikan i ka hedhur ka deklaruar se nuk e ka nxitur dhunën. Në një video, Trump u bëri thirrje mbështetësve që të ruajnë qetësinë.

FBI ka paralajmëruar për mundësinë e trazirave të armatosura në pritje të inaugurimit të Joe Biden më 20 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco