Ylli i Hollivudit, legjenda e arteve marciale dhe "mysafir" i shpeshtë i memeve - Chuck Norris, mohoi që ai ishte pjesë në protestat e javës së kaluar në Uashington pasi u shfaqën në media fotot e një njeriu që ngjan me të.
"Nuk isha unë dhe nuk isha atje. Nuk ka vend për dhunë në asnjë shoqëri. Unë jam gjithmonë për rregull dhe ligj ”, deklaroi aktori.
Menaxheri i Norris Eric Kritzer e mbështeti atë duke i thënë AP se klienti i tij - i njohur si një konservator i madh - nuk mori pjesë në dhunën në të cilën u vranë pesë njerëz.
"Ai ishte madje me familjen e tij në një fermë në Teksas", tha Kritzer, duke shtuar se burri në foto dukej si Norris, por se ai ishte "edhe më i pashëm".
Rrjetet sociale shpërthyen në fillim të javës kur një selfie e një njeriu që i ngjante Norrisit u shfaq para Kapitolit.
I recently learned there was a Chuck Norris lookalike at the DC Capitol riots. It wasn’t me and I wasn’t there. There is no room for violence of any kind in our society. I am and always will be for Law and Order.
— Chuck Norris (@chucknorris) January 12, 2021
Your friend, Chuck Norris pic.twitter.com/LruKwViWRL
© SYRI.net