Toka politike po shembet poshtë këmbëve të Trump

Toka politike po shembet poshtë këmbëve të Trump

11:49, 13/01/2021

Disa republikanë të lartë kanë deklaruar se do përkrahin nismën e demokratëve për shkarkimin e Donald Trump pas trazirave në Uashington. Votimi bëhet sot

Nga Anthony Zurcher, BBC

Në kohën kur Air Force One po fluturonte në kthim nga Teksasi, ku Donald Trump vizitoi vijën kufitare, toka politike poshtë tij po shembej.

Sinjali i Mitch McConnell se ai është i kënaqur me përpjekjet e demokratëve, sugjeron se llogaritë politike në Kongres po ndryshojnë për liderët republikanë.

Një numër në rritje prej tyre besojnë se veprimet e papenduara të presidentit javën e kaluar kanë kërcënuar jo vetëm demokracinë amerikane, por edhe sigurinë e tyre personale.

Edhe para trazirave në Kapitol, Trump kishte nisur të shihej më shumë si një barrë politike me fuqinë që po i shterohej. Sfidat e tij të djegura ndaj rezultateve zgjedhore iu kushtuan dy vende në senat republikanëve në Xhorxhia. Ndërkohë ka pak shanse që prania e emrit të Trump i rrit shanset elektorale të partisë në votime.

McConnell, ndër të tjera, mund të mendojë se një ndarje e pastër me Trump është më mirë për të ardhmen e tyre politike, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të punosh me demokratët për të kryer punën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco