Zyrtarët e Komunës së Bujanocit vizitojnë familjet e dëmtuara nga vërshimet

Zyrtarët e Komunës së Bujanocit vizitojnë familjet e dëmtuara nga vërshimet

11:47, 13/01/2021

Një delegacion i komunës së Bujanocit sot ka vizituar disa prej shtëpive të dëmtuara nga vërshimet e fundit që goditën komunën e Bujanocit, respektivisht në fshatrat Lluçan, Konçul, Novo Naselje dhe Banjë të Bujanocit, me ç'rast nga afër u njoftuan rreth dëmeve.

Nga situata e fundit e vërshimeve shumë ekonomi familjare janë dëmtuar, dhe përfaqësuesit institucional të komunës së Bujanocit i njoftuan familjet e dëmtuara rreth mënyrës së aplikimit për ndihmë, e cila sipas Shtabit për situata të jashtëzakonshme kanë afat prej 30 ditëve për të paraqitur kërkesat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco