Nuk kishte asgjë për të thënë: SHBA ekzekuton Lisa Montgomery, një fat tragjik nisur që foshnjë

Nuk kishte asgjë për të thënë: SHBA ekzekuton Lisa Montgomery, një fat tragjik nisur që foshnjë

11:12, 13/01/2021

Lisa Montgomery - e vetmja e burgosur femër në listën e dënimeve me vdekje federale në SHBA - është ekzekutuar për krimin e vrasjes. Asaj iu bë një injeksion vdekjeprurës në një burg në Terre Haute, Indiana, pasi një pengesë në minutën e fundit për ekzekutimin u hoq nga Gjykata e Lartë e SHBA.

Rasti i saj tërhoqi shumë vëmendje sepse avokatët e saj argumentuan se ajo ishte e sëmurë mendore dhe kishte pësuar abuzime të rënda seksuale që  fëmijë.

 52-vjeçarja mbyti një grua shtatzënë para se t’i hapte barkun dhe t’i rrëmbente foshnjën, në Misuri në 2004.  Viktima e saj, 23-vjeçarja Bobbie Jo Stinnett, pati gjakderdhje deri sa vdiq.

Montgomery është e para femra federale e dënuar me vdekje nga qeveria amerikane në 67 vjetët e fundit.

 Sipas dëshmitarëve, një grua që qëndronte pranë Montgomery gjatë procesit të ekzekutimit, i hoqi maskën e fytyrës së burgosurës dhe e pyeti nëse kishte ndonjë fjalë të fundit.

Montgomery u përgjigj "jo" dhe nuk tha asgjë tjetër. Ajo u shpall e vdekur në orën 1:31 (06:31 GMT).

Avokatja e Montgomery, Kelley Henry, tha se të gjithë ata që kishin marrë pjesë në ekzekutim "duhet të ndienin turp". "Qeveria nuk ndaloi asgjë në zellin e saj për të vrarë këtë grua të lënduar dhe të shkatërruar," tha ajo në një deklaratë. "Ekzekutimi i Lisa Montgomery është shumë larg drejtësisë".

MBYLLET FATI TRAGJIK I LISA, NISUR QE NE KUR ISHTE FOSHNJE

Nëna e Lisa Montgomery ishte një alkoolist që piu gjatë shtatzënisë, duke bërë që Montgomery të lindte me dëmtime të përhershme të trurit. Që fëmijë, Montgomery do të lidhej me karrigen e saj të lartë, e detyruar të bënte dushe të ftohta dhe të rrihej me rripa, kordonë, varëse rrobash dhe furça flokësh si dënim. Nëna e saj gjithashtu ia mbulonte gojën me shirit ngjitës për ta detyruar të heshtte, sipas padisë.

Pasi motra e saj e madhe u keqtrajtua dhe u përdhunua rregullisht, shërbimet sociale e larguan atë nga shtëpia, por agjencia nuk arriti ta largonte Montgomery nga shtëpia si atë.

Në moshën 11 vjeçare, njerku e përdhunoi për herë të parë. Ai përfundimisht ndërtoi një dhomë të veçantë për ta izoluar dhe përdhunuar vazhdimisht.  Kur e ëma e mori vesh, ajo kërcënoi Montgomery duke i vendosur një armë në kokë.

Në moshën 15 vjeç, nëna e saj e trafikoi atë tek burra të moshuar në këmbim të shërbimeve të tjera.

Kësisoj, Montgomery do të fillonte të ndahej mendërisht nga realiteti për të mbijetuar përmes traumës.

Gjatë shkollës së mesme, nëna e Montgomery e detyroi atë të martohej me djalin 24-vjeçar të të dashurit të saj  i cili vazhdoi ta torturonte dhe përdhunonte. Pasi ajo lindi fëmijën e katërt të burrit të saj, ai dhe nëna e saj e detyruan Montgomery të sterilizohej, sipas dokumenteve të gjykatës.

Përfundimisht të dy u divorcuan, dhe ai luftoi për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Vrasja e Stinnett nga Montgomery ndodhi dy ditë pasi ai bëri kërkesë për t'i marrë asaj kujdestarinë e fëmijëve.

    Kur data e ekzekutimit u caktua më 16 tetor, Montgomery u privua menjëherë nga të gjitha gjerat e saj, duke përfshirë libra, letra ligjore dhe fotografi të fëmijëve të saj.

    Ajo u transferua në një qeli të ftohtë me drita të ndritshme të lëna 24 orë në ditë, duke e privuar atë nga gjumi. Rojet meshkuj e shikojnë atë gjithë ditën, përfshirë edhe kur ajo përdor tualetin.

    Veshjet e saj standarde, duke përfshirë sytjena, mbathje dhe çorape u morën, duke e lënë atë vetëm me një fustan të lirshëm me rripa Velcro që e linte Montgomery të ekspozuar nëse ajo ulet ose struket. Pas 14 ditësh pa ndërresa, asaj i dhanë të brendshme rrjetë, të cilat ajo i kërkonte çdo ditë për dy javë, me udhëzimin, "bëhu një vajzë e mirë, tani".

    Ndërkohë, një koalicion i avokatëve dhe grupeve i dërguan letra duke i kërkuar Presidentit Trump të ndalonte ekzekutimin e saj, duke përfshirë 41 prokurorë aktualë dhe ish-prokurorë, më shumë se 800 persona dhe organizata që luftojnë dhunën ndaj grave.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco