Ligjvënës Republikanë mbështesin Demokratët për shkarkimin e presidentit Trump

Ligjvënës Republikanë mbështesin Demokratët për shkarkimin e presidentit Trump

11:17, 13/01/2021

Demokratët sigurojnë mbështetjen e disa ligjvënësve republikanë në përpjekjen për të shkarkuar presidentin amerikan Donald Trump.

 Republikanja Liz Cheney, e cila zë një pozitë të lartë në udhëheqjen Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, deklaroi se do të votojë për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Dy pjesëtarë të tjerë të partisë së presidentit Trump, John Katko dhe Adam Kinzinger, thanë se do të votonin për shkarkimin e tij.

“Më shumë do të mësohet gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim por ajo që dimë është e mjaftueshme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, organizoi turmën dhe nxiti sulmin në Kongres. Çdo gjë që pasoi ishte vepër e tij. Unë do të votoj për të shkarkuar presidentin.”, u shpreh Liz Cheney, ligjvënëse republikane.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i partisë së presidentit në detyrë, mbështet Impeachment, që prej udhëheqjes së Richard Nixon.

Të martën dhoma e përfaqësuesëve miratoi me 223 vota pro e 205 kundër, një rezolutë që i kërkon zv.presidentit Mike Pense të shkarkojë kreun e Shtëpisë së Bardhë duke evokuar amendamentin e 25. Ai lejon kabinetin të shkarkojë presidentin nëse është i paaftë për të vijuar detyrat. Por Pence, e refuzoi kërkesën e demokratëve duke thënë në një letër për Pelosin se amendamenti i 25 nuk është një mjet ndëshkimi apo uzurpimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco