Pence kundërshton shkarkimin e Presidentit Trump me Amendamentin e 25-të

Pence kundërshton shkarkimin e Presidentit Trump me Amendamentin e 25-të

10:53, 13/01/2021

Uashington – Zv.Presidenti amerikan Mike Pence i tha Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Nancy Pelosi, të martën, se ai është kundër përdorimit të Amendamentit të 25-të për të shkarkuar Presidentin Donald Trump nga detyra, për shkakun se mbështetësit e Trump rrethuan Kapitolin e SHBA javën e kaluar, njofton Reuters.

"Unë nuk besoj se një mënyrë e tillë veprimi është në interesin më të mirë të kombit tonë apo në përputhje me Kushtetutën tonë," tha Pence në një letër të lëshuar nga zyra e tij ndërsa Dhoma përgatitej të votonte mbi një rezolutë jodetyruese që i bënte thirrje atij (Pence) për të përdorur Amendamentin e 25-të të Kushtetutës amerikane.

Të paktën tre republikanë, përfshirë një anëtar të lidershipit të Dhomës, të martën thanë se do të votonin për të akuzuar Trump sepse thirri mbështetësit e vet për të marshuar në Kapitol dhe "luftuar", pak para sulmit që çoi në vdekjen e pesë personave.

Por Pence i tha Pelosit se energjia e administratës ishte përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të rregullt të pushtetit dhe i bëri thirrje asaj dhe anëtarëve të tjerë të Kongresit që të shmangnin veprimet që "do të përshkallëzonin dhe ndiznin më tej zemërimet e momentit".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco